18.3 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

SBAShK: Për nismën legjislative të skemave pensionale u mblodhën 20 mijë 458 nënshkrime

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimit e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Në komunikatën për media, SBASHK-u ka njoftuar se është arritur që brenda 6 ditëve të mbledhin 20 mijë 458 nënshkrime të qytetarëve nga e tërë Kosova, edhe pse sipas tyre, për nismat e tilla qytetare mjaftojnë 10 mijë nënshkrime.

“Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka thënë se duke respektuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, por edhe të qytetarëve të tjerë, SBASHK-u kishte nisur angazhimet për të realizuar nismën legjislative nga qytetarët për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248. Kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve bashkë me veprimtarë e qytetarë, kanë arritur që brenda 6 ditëve të mbledhin 20.458 nënshkrime të qytetarëve nga e tërë Kosova, edhe pse për nismat e tilla qytetare mjaftojnë 10.000 nënshkrime”.

“Këto lista me nënshkrime në një takim solemn janë dorëzuar në selinë e SBASHK-ut dhe janë duke u bërë përgatitjet e fundit teknike dhe i tërë dokumentacioni përcjellës bashkë me nënshkrimet pritet t’i dorëzohen të hënën Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga bartësit e kësaj nisme qytetare në një ceremoni solemne të rastit”

“Bartësit e kësaj nisme qytetare, por edhe gjithë të nënshkruarit, besojnë se  nisma do të hasë në mbështetje të shumicës së deputetëve dhe kështu do t’u rikthehet e drejta e fituar punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta duke u konsideruar prapë si vite kontributdhënëse, e po ashtu të tilla të numërohen edhe vitet pasuese deri me funksionalizimin e Trustit pensional në korrikun e vitit 2002. Kjo nismë qytetare, këtë të drejtë e kërkon edhe për gjithë ata që dhunshëm janë dëbuar nga puna nga pushtuesi serb në vitet 90-ta”, thuhet tutje në komunikatën e SBASHK-ut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit