Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se vërehen shumë probleme në Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për valutat monetare, duke përfshirë këtu edhe dinarin serb.
Në Klan Kosova, ai ka theksuar se politika e ka për detyrë që të lehtësojë jetën e qytetarëve, e jo të vështirësojë, duke folur për serbët dhe Rregulloren e re të BQK-së.
“Mendimi gjerman dhe i partnerëve të mëdhenj në Bashkimin Evropian është i qartë, e kuptojmë që është një qëllim legjitim të jetë Euroja si e vetmja valutë monetare në Kosovë e të fuqizohet kjo”.
“Por masat që janë marrë janë jo të duhura dhe vërejmë shumë probleme në terren për serbët e Kosovës, në jetën e tyre të përditshme dhe politika ka për detyrë që t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të rëndomtë të Republikë suaj dhe jo t’ua vështirësojë jetën”, ka pohuar Sarrazin.
I pyetur se a e ka pyetur Kosova shtetin gjerman para se të marrë këtë vendim, Sarrazin u përgjigj: ” Është më se e qartë sepse më vonë ishim më se të qartë lidhur me nevojën për të zhvilluar një mënyrë tjetër të të bërit kësaj, nëse kanë biseduar më herët dhe nuk kanë dëgjuar, ose edhe nëse nuk kanë biseduar e nuk kanë dëgjuar është e parelevantë tani për mendimin tim”.