7.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Sarrazin i prerë se “nuk bëheni më sovranë duke refuzuar bisedimet” për dinarin, qorton politikat e fundit të Kurtit

- Advertisement -

Por, krejtësisht ndryshe mendon i dërguari i qeverisë federale gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cil duke folur në “Klan Kosova” tha se çështja e dinarit “është shumë e lidhur me dialogun” e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për dialogtun Kosovë-Serbi.

Për atë se çka disktuohet e çka nuk diskutohet – duke u thirrur në qëndrimin sovranist të fjalës – Sarrazin e mohoi si qëndrim të duhur. Sepse, tha ai, “Politikanët nuk bëhen më sovranë kur refuzojnë të diskutojnë për masat që vendosin në Republikën e tyre”.

Kur e mohoni që të bëhen bisedime për zgjidhje, nuk dukeni më shumë se sovran, dhe sovraniteti është qëllim i Kosovës. Sovranitetin e Kosovës unë e mbështesë me gjithë përkushtimin tim”, shtoi ai.

Është krejtësisht irrelevante se a e ka ditur ose jo Gjermania”, tha Sarrazin pyetur nga gazetarja rreth të qënit ose jo në dijeni për këtë vendim; por, tha ai, “qytetarët e Republikës tuaj duhet t’i trajtoni asisoji që të mund të zhvillojnë jetët e tyre të thjeshta”.

Gjermania, tha Sarrazin, nuk e ka kontestuar as legalitetin dhe as legjitimitetin e BQK-së (lexo: të qeverisë) për futjen e euros si mjeti i vetëm i ligjshëm pagese, “por, ama mënyrën po”.

“Politika ka për detyrë njerëzve t’u bëjë jetesën më të lehtë, jo më të vështirë”, tha Sarrazin në një linjë qortuese argumentimi ndaj mënyrës së marrjes dhe zbatimit të vendimit.

Mendimi i Gjermanisë është i qartë. Ne e marrim vesh që qëndrimi (rreth dinarit) është legjitim, që euroja të jetë valuta e vetme. Por masa, mënyra se si është marrë, është jo e duhur dhe ne vërejmë probleme në terren për serbët e Kosovës në jetën e tyre të përditshme”, tha ai.

Politika ka për detyrë që njerëzve t’ua bëjë jetën më të lehtë, e jo t’ua vështirësojë jetën qytetarëve të Republikës tuaj. Nevoja për të gjetur zgjidhje për njerëzit që deri më tash kanë qenë të lidhur dhe mësuar me dinarin që të kenë mundësi të lehtë shpejtë, dhe të mos ketë vështirësi në jetën e tyre me këtë vendim”, ka thënë Sarrazin.

Sarrazin ka qëndruar në Kosovë që nga dje, ku fillimisht është takuar me përfaqësues serbë në veri të Kosovës, si Demokracia Serbe dhe pastaj Listën Serbe; për të vazhduar mëpastaj takimet me opozitën kosovare dhe Qeverinë e Kosovës.

Cili ka qenë qëndrimi gjerman qysh në fillim?

Bërthama e çështjes është se “serbët a do të marrin penzionin ose pagën këtë javë apo javën tjetër?”, e jo deklarimet “e paqarta” për periudhë tranzitore një muajshe, dy muajshe apo tre muajshe, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, në një intervistë për Nacionalen; pas pas publikimit të njoftimit të Bankës Qendrore të Kosovës ku thuhet që do të ketë një periudhë (më së shumti) tre muajshe kalimtare për zbatim të plotë të rregullores së re që heq dinarin si mjet ligjor pagese.

Deklaratë kjo e BQK-së pati pasuar një shkrim të Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin e tij në “X” ku bëri thirrje te shtyllat tjera institucionale që “të mos ketë ndëshkime” për serbët që përdorin dinarin si mjetë pagese gjatë periudhës tranzitore të zbatimit të rregullores së amandamentuar.

Nëse keni zgjidhje unë jam i fundit ai që do ta kritikonte atë. Por, deri më tash, kemi parë, në kërkesat e ndërkombëtarëve, dhe të prekurve, kemi parë kërkesa; dhe papritur, hap pas hapi, po dalin njoftime të reja: Një muaj, tash tre muaj. Çfarë na duhet është qartësi për të gjithë”, na tha Rohde.

Pyetur se a qëndron ndofarë “përkeqësimi në cilësinë e marrëdhënies Kosovë-Gjermani” duke i ngrerë paralele deklarimit të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, Rohde butësisht shprehet se “e vetmja gjë që mund ta them me siguri, është se është e sigurt se s’është përmirësuar klima në të cilën ne punojmë me qeverinë”.

Se Kosova ka secilën të drejtë të shtrijë sovranitetin monetar të saj, Rohde s’e vë në asnjë pikë dyshimi, por, problemi, sipas tij, është te mënyra e zbatimit dhe e vetë marrjes së vendimit.

Ju e dini, Gjermania është një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës. Javën e kaluar, Ministri im i Mbrojtjes ishte këtu. Dhe edhe ai e tha: Keni të drejtë të zbatoni këtë vendim, por bëjeni me një plan më të gjatë zbatimi; dhe bëjeni në atë mënyrë që gjithkush të jetë i informuar dhe askush të mos ketë frikë. Dhe, neve, na duhet të vimë në këtë hap. Nuk shoh ende që kemi ardhur në këtë hap”, shtoi ambasadori.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit