Sarah Berisha dhe DJ PM po bëhen prindër për herë të parë?

sh-banorët e Big Brother VIP Albania, DJ PM dhe Sarah Berisha mbesin ndër personazhet më të komentuar që kanë ndal nga shtëpia e famshme.

Dyshja të cilët u lidhën gjatë kohës që qëndrimit në BBVA po vazhdojnë të jenë çift dhe të shijojnë romancën edhe kur ka kaluar një vit pas përfundimit të formatit.

Por, çifti shpesh kanë zgjuar kureshtjen nëse kanë ndërmarrë hapa të tjerë të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, gjë të cilën e ruajnë me fanatizëm.

Por, së fundmi ishte këngëtari nga Shqipëria, Young Zerka ka zbuluar një sekret të çiftit.

I ftuar në emisionin “Zermër Luana” ai u pyet të tregonte diçka të padëgjuar më parë për dyshen DJ Dagz dhe DJ PM.

“Tani që lindi Dagzi më duket se do lindi dhe PM”, ka thënë Zerka më pas duke shtuar se ishte në formë të shakasë.

Megjithatë kjo ka mjaftuar që të hedhen dyshime që çifti mund të jenë duke planifikuar të marrin hapin e rëndësishëm.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse PM dhe Sarah vendosin t’i mohojnë apo konfirmojnë këto thashetheme.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas çifti tjetër i dalë nga Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz u bën prindër për herë të parë.