Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e tyre.
Sara u shpreh se në fillim i është dashur kohë që të krijoj besim me Drilonin dhe se nuk dinte si të menaxhonte situatën për cka tha se është hera e parë që gjindet në këtë situatë.
“Një nga arsyet që ndoshta unë kam qenë e ndikuar emocionalisht nga situatat është sepse unë jam gjujt për ty dhe unë nuk e dija se ku qëndroja me ty – nëse unë mund të të besoja ty 100 për qind se nuk e dija si ta menaxhoja këtë gjë pasi është hera e parë që mua më ndodhë kjo situatë. Tani e di se ku qëndrojë me ty dhe që mund të të besoj dhe ti këtë gjë se ke lojë me mua e as unë me ty”, u shpreh Sara.
Driloni, mes tjerash, u shpreh se që nga fillimi e ka ditur se do të ketë afrim mes tyre pasi u shpreh se janë tipa të njëjtë.
“Unë kam nis shumë shpejt me të besu dhe e kam ditë se kur të tregoj diçka ti nuk flet, me të tjerët jam mendu se a mund të flasë apo jo, prej fillimit mu ka dokë që po shoh diçka edhe ka diçka. Por, unë këtu brenda shumë zor e kam, krejt lojërat këtu i bëjë por këtë e kam vështirë”, u shpreh Driloni.
Por për më shumë detaje nga biseda e tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.