11.4 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Sara Kolami “shpërngulet” në Kosovë, a është dashuria në pyetje?

- Advertisement -

fillon një shou i ri, kryefjalë është Sara Kolam, në të do ketë dashuri, emocione, ndjenja, garë e sfidë. Mbi të gjitha ajo që do të përjetojmë do jetë e bukur vizualisht.

Këtë na e ka dhuruar bukuroshja edhe gjatë qëndrimit tre mujor në Big Brother Vip Kosova.

Pasi dritat e shtëpisë janë fikur atë e kemi parë rrugëve të Prishtinës, e jo rrallë asaj i janë shkrepur fotografi paparaci këndej ka Kosova. Me mijëra janë titujt që aludonin për ardhjen e saj nga Shqipëria, e shumica lidheshin me marrëdhënien e mundshme që ajo e Driloni krijuan brenda shtëpisë së BBVK.

Një arsye pse Sara endet shpesh Prishtinës e zbulua sonte në Prive Klan Kosova, dhe lidhet me një projekt në të cilin ajo do rishfaqet në ekran, që preferoi ta quante “SuperNova”.

“Supernova” do jetë një garë nën drejtimin e bukuroshes Kolami, në të cilën pretendohet të ketë poashtu shumë bukuroshe. Lidhet me modelizëm, trend e fashion.

Emisioni do shfaqet në ekranin e KlanKosoves dhe do jetë një prodhim që sjellë në bashkëveprim shumë njerëz. Ndër ta edhe stilistin e njohur shqiptarë e njëkohësisht shokun më të mirë të vetë Sarës, Niko Komanin.

 

Të ngjashme

Të fundit