Sara Hoxha në puntatën e parë të emisionit më të bukur për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan 7” në Tv Klan, ka deklaruar se kurrë nuk ka qenë bashkëshortja e Ledri Vulës.
Alketa Vejsiu: Bashkëshortja e Ledri Vulës apo ish-bashkëshortja? Se e bëra prezantimin dhe nuk e kam të qartë…
Sara Hoxha: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!
Alketa Vejsiu: Ke qenë shoqja e tij apo jo, partnerja…
Sara Hoxha: Po, partnerja.
Alketa Vejsiu: Bukur, përgjigjie inteligjente.
Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur Ledri Vula janë njohur vite më parë. Pak kohë pasi e konfirmuan romancën e tyre, ata sollën në jetë një vajzë të cilën e quajtën Poem Blu.
Muajt e fundit në rrjetet sociale kanë “vërshuar” lajmet për ndarjen e tyre, nisur nga fakti se ata nuk ndiqen më në Instagram dhe nuk ndajnë foto sëbashku. Megjithatë ende nuk ka një qëndrim publik prej tyre sa i takon “thashethemeve”.