Sara dhe Bardhi janë ndër çiftet më të përfolura në media rozë dhe jo vetëm.
Sara është në pritje të ëmbël, çifti më i ri po bëhen prindër për herë të parë.
Mami Sara do ju shkrijë zemrën me këtë dedikim prekës e plot jetë për vajzën e saj, shkruan Kosovarja.
Hej Mam Ka ngelur pak kohe derisa ti te vish, e une ndihem ne faj qe ndonjehere nuk flas per ty mjaftueshem. A e di mam, ditet kane ndryshuar, nuk gdhihem e as fle me njesoj, oret kane tjeter ndjesi, e pikerisht keto ndjesi, zgjasin nje perjetesi oresh. Ka caste qe dita ndal teresisht, ashtu sic ndal zemra ime momentet kur ti nuk leviz e shkrin serish kur mi vret brinjet me kembet e tua te vogla. Ti nuk e di ende, por mami eshte ne gjendje te duroje nga ti shume me teper dhimbje sesa ato kembet e vogla qe me trembin e me zgjojne nga gjumi mes nates. Nuk e dija si eshte te jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si eshte te dashurohesh cmendurisht pas nje krijese qe ende as e ke pare, keto po mi meson ti e vogla ime, mami po rritet bashke me ty. Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh keto rreshta ne ekran oj e vogel, eshte se po tingelloj klishe dhe e merzitshme si cdo prind i ri, po ata cfaredo te shkruaj gjithesesi nuk e dine se cfare je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurre. Kjo besoj per fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshem, serish ndihem sikur ska sasi librash qe me mbush fjalorin aq sa per tu shprehur me fjalet qe ti meriton te te them. Ti nuk je thjesht femija im e vogla ime, ti je 100 sfida te mamit te fituara njeheresh, je nje lufte e madhe qe mamit i ka kushtuar shume lot, shume fjale, shume dhimbje, shume ndryshime, po ne te njejten kohe moj mistrece shkelmuese, me ke dhene dite me diell, endrra, shprese, jete! Po me cfare te ti shperblej une ty keto? A do te mjaftojne lodrat qe do te blej o mamush? A do te kenaqin pushimet qe do bejme? A do te mjaftoje ty prania ime? Kujdesi im? A do jem une e afte te te jap ty aq sa per te kompensuar gjithcka ti me dhe mua? 100 pyetje ne koke e embla ime e vogel, fluturza ime, po mami e di qe sapo te ti shoh syte cdo gje do marre kuptim dhe do kem gjithe pergjigjet e botes, ne krahet e mi … Te Dua o zog i bardhe! Mami