Çifti i njohur shqiptar, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre familjare.
Ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
E përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se janë në pritje të një vajze tjetër.
Momenti i zbulimit të gjinisë është ndarë përmes një videoje të veçantë familjare, ku vajza e tyre e vogël luan rolin kryesor.







