Sara sonte ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP.
Publiku ka vendosur që Sara është ajo që duhet të largohet.
Ajo në fakt ishte në nominim bashkë me Dagz, i cili është koleg dhe shok i ngushtë me PM, me të cilin ajo ka krijuar një lidhje intime në shtëpi.
Në fund, në mes të dyve, publiku ka vendosur që të largojë Sarën.
Në momentin e parë që ajo ka shkuar në studio i ka kërkuar leje Arbanës për ta puthur PM, gjë të cilën e ka bërë menjëherë.
Sara dhe PM kanë pranuar se kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe pritet që lidhjen ta vazhdojnë jashtë shtëpisë.