11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Samsung sjell veçori të rëndësishme në kufje

- Advertisement -

Gjiganti korean ka njoftuar për ofrimin e një përditësimi të ri për Galaxy Buds2 Pro.

Kjo do të jetë efikase sidomos për personat që kanë vështirësi në dëgjim, e që parashihet të shpërndahen javën e ardhshme.

Funksioni i quajtur Ambient Sound do të fitojë dy nivele shtesë, duke ofruar kështu gjithsej pesë nivele të përforcimit dhe kompania koreane ka thënë se kjo do të ofroj përfitim në dëgjim të përmirësuar për më shumë përdorues.

Efikasiteti i veçorisë së re u arrit pas realizimit të disa provave në Universitetin e Iowa-s. Hulumtimi arriti në përfundimin se Galaxy Buds2 Pro përmirësoi ndjeshëm perceptimin e të folurit tek ata me humbje dëgjimi të butë deri në mesatare.

Me përditësimin e ri, mund të përdorni nivele të ndryshme të Tingullit të Ambientit për kufjen e majtë dhe të djathtë, në mënyrë që të rregulloni saktë sa përforcim ju nevojitet bazuar në veshët tuaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit