23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Samsung nuk tërhiqet nga brendi “Fan Edition”, përgatitet për lançimin e S24 FE

- Advertisement -

Pasi vendosën që të anashkalonin Galaxy S22 FE, Samsung u rikthye në fillim të vitit me Galaxy S23 FE ndërsa raportohet se kompania do të vijë trendin me lançimin e Galaxy S24 FE në fund të vitit.

Samsung nuk do të tërhiqet nga brendi Fan Edition. Telefoni pritet të fuqizohet nga procesori Exynos 2400 i cili gjendet edhe në seritë flagship Galaxy S24.

Kujtojmë se me Galaxy S23 FE, Samsung lançoi dy variante: një me procesorin Exynos 2200 për tregun Europian dhe ndërkombëtar, dhe një me procesorin Snapdragon 8 Gen 1 për SHBA-në dhe Kinën.

E njëjta gjë pritet të përsëritet me Galaxy S24 FE me procesorët Exynos 2400 dhe Snapdragon 8 Gen 3.

Sipas GalaxyClub.nl Galaxy S24 FE bart emrin e koduar R12 ndërsa modeli i kaluar kishte emrin e koduar R11. Detajet e tjera janë të paketa në këtë pikë.

Së fundi S23 FE pati rritje çmimi krahasuar me gjeneratën e kaluar dhe një situatë e ngjashme mund të përsëritet me Galaxy S24 FE. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit