13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Samiti në Tiranë/ Erdogan me videomesazh: Mbështesim planin e Zelenskyyt për paqe!

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në një videomesazh të mbajtur në samitin për Ukrainën në Tiranë, theksoi se është gati që të rikthejë palët në tryezën e diskutimeve, siç kanë bërë më herët. Erdogan konfirmoi mbështetjen për planin e paqes me 10 pika të Zelenskyyt.

‘Turqia mbështet Pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës. I kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut.  Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky. Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që Plani i Paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë”, tha Erdogan.

Samiti u mbajt nën masa të larta sigurie dhe më shumë se 1600 pjesëtarë të forcave policore janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së tubimit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit