Presidentja Vjosa Osmani takon homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Uashington
Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Uashington këto ditë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s për përvjetorin e 75-të të Aleancës.
Në këtë samit, Osmani ka zhvilluar një takim me homologun e saj francez, Emmanuel Macron.
Ajo tha se temë diskutimi ka qenë e ardhmja euroatlantike e Kosovës, mes tjerash.
“Diskutim përmbajtjesor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Ëashington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, shkroi Osmani në Facebook.