Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë që është e turpshme që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, të jetë në Qeverinë e Kosovës.
Në protestën që po mbahet në këtë qytet, për të kundërshtuar vendimin ndaj katërshes në Hagë, Lushtaku tha se ata që kanë qenë kundër luftës, nuk duhet të jenë në ekzekutiv.
“Ata që kanë çu dosje, ata që kanë qenë kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës unë mendoj që nuk duhet ta kenë vendin në Qeverinë e Kosovës”, tha Lushaku për Klan Kosovën”.
“Është absurde që dikush si Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës. Është turpi më i madh. Unë mendoj që lufta e UÇK-së nuk është e individit, është e kombit. Më vjen mirë që rinia e Kosovës, djemtë e cikat e Kosovës e kanë kuptu shumë ma mirë e shumë ma drejtë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Lushtaku për Klanin.






