21.4 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Sami Lushtaku: Ilaz Kodra ishte një djalë trim që luftën për çlirimin e Kosovës e kishte ëndërr

- Advertisement -

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka përkujtuar paraardhësin e tij, Ilaz Kodra, i cili është vrarë 25 vite më parë në përballje me forcat serbe.

Ai ka vlerësuar se Ilaz Kodra ishte një djalë trim i rritur në një frymën e atdhedashurisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka shkruar se Kodra luftën për çlirimin e Kosovës e kishte ëndërr.

“Në 25 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës, sot kujtojmë heroin e Kosovës, Ilaz Kodra. Ilazi ishte pjesë e grupit të luftëtarëve të orëve të para, njëri nga themeluesit e UÇK-së, organizator i luftës e Komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”. Duke e njohur që nga fëmijëria, Ilazi ishte djalë trim, i rritur në frymë atdhetare nga familja e nga rrethi ku jetonim. Luftën për çlirimin e Kosovës e kishte ëndërr kurse që nga fillimi i saj nuk u ndal së luftuari përkrah ushtarëve të tij në mbrojtje të tokës së Kosovës. Ai ra heroikisht me 30 Prill 1999 në Verbofc, gjatë ofensivës famëkeqe serbe në të cilën ranë 40 dëshmorë e 275 martirë. Lavdi veprës së heroit Ilaz Kodra dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit