As nga Amerika, Samanta nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket muzikës.
Dy javë më parë në bashkëpunim me Pitt Leffer, Samanta erdhi me këngën “Le le”, këngë e cila rezultoi shumë e suksesshme.
Por kjo nuk është e gjitha që duhet të presim nga këngëtarja e cila tani është në xhirimet e klipit të ri.
Këtë e njoftoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke zbuluar se emri i këngës së re është “Chocolino”.