9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Sali Berisha organizon protestë më 8 janar

- Advertisement -

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë tjetër kombëtare më datë 8 Janar, 2022. Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të udhëheqë një protestë kombëtare, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë

Në njoftimin e publikuar nga Berisha, nënvizohet se selia e demokratëve nuk është “bunker i pengut”, duke iu referuar kryedemokratit Lulzim Basha.

Ish-kryeministri ka deklaruar disa javë më parë se data 8 Janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD-së që firmosen të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.

“Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban”, tha Berisha.

Por më 5 janar të këtij viti, Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kanë lënë afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën. Në të kundërt kanë paralajmëruar se do të sillen si “përmbarues”.

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas publikimit të datës së protestës nga ish-kryeministri Berisha, duke deklaruar se kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të kësaj partie, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre.

“Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista”, thuhet në njoftimin për mediat.

Në reagimin e saj, PD deklaron se nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Sipas selisë blu çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur.

“Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!”, citohet nga njoftimi i PD-së.

PD thekson se shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, më 18 dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë.

“Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar”, thotë PD.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit