8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Salah me “valixhe në duar”, bordi i Liverpool pas “yjeve” të La Liga

- Advertisement -

Deri më tani i sigurtë është vetëm largimi i Jurgen Klopp, nga “Të Kuqtë” e Liverpool, mirëpo pritet të mos jetë i vetmi, pasi edhe “Faraoni” egjiptian, Mohamed Salah duket se është në ditët e tij të fundit, në “Anfield Road”, me klubin që është duke menduar për alternativat e mundshme për të zëvendësuar një nga më të mirët e historisë së klubit.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, dy janë emrat më të pëlqyer nga bordi i “Të Kuqve” e të dy vijnë nga kampionati spanjoll i futbollit, La Liga e më konkretisht nga skuadra e Barcelona-s, nga ku në listën e objektivave janë anësorët Ansu Fati e Raphinha, të cilët në karrierën e tyre kanë luajtur edhe në Premier League.

Fati është aktualisht i huazuar te Brighton, ku nuk është se ka bërë shumë keq, në elitën e futbollit anglez, duke shënuar 4 e asistuar një tjetër gol, në 18 paraqitjet e zhvilluara, ndërsa Raphinha ende nuk po bind drejtuesit “Katalanas”, që prej transferimit të tij, nga Leeds, pavarësisht se ka regjistruar 4 gola e 7 asistime, në 20 përballjet e derimëtanishme.

Megjithatë këto dy emra aludohet se nuk janë të vetmit në listën e Liverpool, me bordin e këtyre të fundit, që më herët si objektiv të tyrin kanë patur edhe brazilianin Rodrygo, mirëpo çmimi i lartë prej 80 milionë eurosh, deri më tani i panegociueshëm nga “Galaktikët” e Real Madrid, pritet të jetë një pengesë e madhe. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit