10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Eminemi gati për albumin e tij të ri?

- Advertisement -

Eminem është duke u bërë gati që ta përgatis albumin e tij të 12-të. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i tij i ngushtë Dr.Dre gjatë emisionit Jimmy Kimmel Live.

“Eminem është duke punuar për albumin e tij që do të dalë këtë vit. Unë në fakt fola me të, dhe ai tha se ishte në rregull që unë ta tregoja pikërisht këtu në këtë emision”, tha ai.

Në janar, reperi i njohur la të kuptohet se ishte duke punuar për projekte të reja në fushën e muzikës.

Megjithatë, krijuesi i hitit “Rap God” këmbënguli se ai nuk po përgatitet të realizojë një album të përbashkët me 50 Cent duke shuar thashethemet për një bashkëpunim të frytshëm mes tyre.

Dyshja të cilët kanë bashkëpunuar në disa këngë së bashku gjatë viteve të kaluar kanë zgjedhur  të punojnë së bashku në një projekt kinematografik të Eminem.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit