18.2 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Saka firmos kontratë të re me Arsenalin

- Advertisement -

Sulmuesi i Anglisë, Bukayo Saka ka firmosur kontratë të re afatgjate me Arsenalin, ka njoftuar të martën ekipi londinez.

Me kontratën e re katërvjeçare, Saka do të jetë pjesë e Arsenalit deri në verën e vitit 2027.

Kontrata e mëparshme, i skadonte 21-vjeçarin vitin e ardhshëm dhe klubi ka reaguar shpejt për ta blinduar për një periudhë më të gjatë sulmuesin. Saka është produkt i akademisë së Arsenalit, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2018.

Ai edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira, ku ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 11 asistime në 47 paraqitje deri më tani në të gjitha garat. Krahas Sakas, i lumtur me kontratën e re, është shprehur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Ai ka thënë se Saka është një lojtar i veçantë dhe do ta vazhdojë zhvillimin e tij si futbollist në radhët e skuadrës nga Londra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit