Saibari tregon arsyet se pse zgjodhi numrin 34 te Bayerni

- Advertisement -

Ismael Saibari ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij te Bayern Munich, ku transferimi i tij ka ngjallur interes të madh pas paraqitjeve mbresëlënëse me PSV Eindhoven dhe Kombëtaren e Marokut.

Por përtej pritshmërive sportive, mesfushori maroken ka tërhequr vëmendjen edhe për një zgjedhje me domethënie të veçantë. Saibari ka vendosur të mbajë numrin 34 në fanellë, duke ia kushtuar këtë numër ish-futbollistit të Ajaxit, Abdelhak Nouri.

Nouri u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore mes Ajaxit dhe Werder Bremenit në vitin 2017. Ai pësoi dëmtime të rënda neurologjike dhe, që prej asaj kohe, nuk është në gjendje të lëvizë në mënyrë të pavarur.

Zgjedhja e Saibarit është një mënyrë për të shprehur mbështetjen dhe respektin e tij për Nourin, i cili në atë periudhë mbante fanellën me numrin 34.

“Duke veshur numrin 34, po tregoj mbështetjen time për të, sepse ai ishte numri i fundit që mbante”, kishte deklaruar më herët Saibari.

Gjestit të futbollistit maroken i është dhënë një tjetër dimension, duke e kthyer numrin e fanellës në një simbol kujtese dhe solidariteti për ish-talentin e Ajaxit.

Të ngjashme

Të fundit