“Sahit Jashari i la gjymtyrët për liri në malet e Drenicës”, Xhevahir Geci ndan kujtimet për shokun e luftës

- Advertisement -

Xhevahir Geci, ka folur pas vdekjes së Sahit Jasharit, duke thënë se Kosova e ka humbur një djalë që ka dhënë dhe kontribuar shumë për vendin.

Geci ka thënë se Sahit Jashari ka qenë ndër të parët që ia ka kthyer pushkën Serbisë.

‘’Kosova e ka humb një djalë që ka kontribu dhe i ka dhanë shumë Kosovës, për lirinë që sot e gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Sahiti ishte i pari, pushka e parë bashkë me Adem e Hamëz Jasharin, e shumë djemë të Drenicës që ia kthyn pushkën Serbisë, dhe dhanë gjithçka prej mundit të tyre’’, ka thënë ndër të tjerash Geci.

Të ngjashme

Të fundit