24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

“SafeJournalists”: I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të dënojë fushatën denigruese ndaj mediave

- Advertisement -

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, SafeJournalists – anëtare e së cilës është edhe AGK-ja – ka reaguar pas fushatës denigruese së deputetëve dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj “Nacionales” dhe “Periskopit”.

Rrjeti SafeJournalists dënon ashpër fushatën denigruese të nisur nga Lëvizja Vetëvendosje…I bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti që të dënojë këtë fushatë denigruese, dhe të distancohet nga këto akuza të pabaza”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi vjen pas publikimit nga Radio Televizioni i Kosovës të një raporti të publikuar fillimisht në median e Bosnje e Hercegovinës, “Slobodna Bosna”, e ku etiketohen dy media të Kosovës, “Nacionale” dhe “Periskopi”, si të kontrolluara nga Beogradi.

Ky publikim ka nxitur reagime të mëdha, ndërsa deputetë e ministra të qeverisë aktuale kanë kërkuar që të hetohen dy mediat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit