26.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Sadiku: Nëse s’dalim në votim do t’i ngjasojmë Listës Serbe, ajo kërkoi bojkot

- Advertisement -

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunale të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku ka thënë se qytetarët duhet të dalin të votojnë në referendumin e së dielës që mbahet në katër komunat veriore.

Sadiku në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 ka thënë se mosdalja në votim – do të bënte që të ngjasonin me Listën Serbe, pasi sipas tij ajo ka kërkuar bojkot.

“Unë do të dal të votoj, pasi duhet me pas respekt ndaj vendimit edhe ndaj atyre që të dielën do të jenë detyrë…Po ashtu është edhe apel që e ka bërë Qeveria edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Nëse nuk dalim në zgjedhje do t’i ngjasojmë Listës Serbe, sepse ajo ka kërkuar bojkot dhe mosdalja e jonë do të jetë një shprehje e bojkotit. Kurse dalja e jep opsionin më të mirë… pra të i jepet legjitimet të zgjedhurve tanë. Thjesht të ju tregojmë që jemi me kryetarët… ose nuk jemi me ta, po flas të mundësia që jepet aty”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se nuk e di nëse kryetari, Erden Atiq në votim apo jo.

Të dielën e 21 prillit, banorët e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, do të vendosin pro apo kundër largimit të kryetarëve të këtyre komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës vendosi që votimi të mbahet më 21, pasi i verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet për shkarkimin e kryetarëve në veri, të cilat u mblodhën nga mesi i muajit janar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit