8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sabit Lladrovci: Fehmi Lladrovci iu tha ushtarëve “Ditë më të mirë për me vdekë për atdhe se sot nuk ka”

- Advertisement -

Komandati i “Brigadës 1” të UÇK-së, Sabit Lladrovci ka ndarë një moment prekës të komandantit Fehmi Lladrovci, drejtuar aso kohe ushtarëve në pikun e luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka treguar se si Fehmi Lladrovci në një moment gati për ofensivë iu kishte drejtuar ushtarëve me fjalët “Ditë më të mirë për me vdekë për atdhe, se sot nuk ka”.

“Jam shku e kam thirr komandantin Fehmi Lladrovci, i kam thënë që ushtria e policia serbe janë nis në drejtim tonin. Kam shku unë i kam pozicionuar ushtarët. Jemi kapë përqafe të gjithë ushtarët me komandantin. Ai na tha: “Ditë më e mirë për me vdekë për atdhe, se sot nuk ka. Mos u frikësoni se luftë kemi me bo, e kush e ka dekën ka me shku”. Mua më urdhëroi në një pikë me qëndru me disa ushtarë. Ne kemi bërë luftë me serbët larg nesh 50 metra”, rrëfën plotë emocione Lladrovci.

Ndiqeni të plotë rrëfimin prekës të dëshmitarit të shumë heronjve, Sabit Lladrovci. /Kanal10/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit