14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Sa vite përditësime Android do të marrin seritë Galaxy S23?

- Advertisement -

Nga kutia, modelet Galaxy S23 do të vinë me ndërfaqen më të fundit One UI bazuar në Android 13. Është diçka e pritshme për një smartfon që fillon prej 799 dolarësh, por pyetja që të gjithë mund të bëjë në këto momente është sa kohë planifikon Samsung ti mbështetë me përditësime?

Aktualisht Samsung është prodhuesi i smartfonëve Android më i mirë sa i përket mbështetjes së softuerit. Disa pajisje marrin deri në 4 versione madhor të sistemit operativ dhe këtu përfshihen modelet Galaxy S23.

Nëse Google ruan këtë trend emërtimi të Android, i bie që Galaxy S23 do të marrë edhe versionin Android 17. Viti 2026 do të jetë i fundit që këto pajisje do të marrin përditësime vjetore.

Edhe atëherë Samsung synon ti mbështetë me përditësime sigurie. Këto përditësime sigurie ka gjasa që të vijojnë deri në 2028 dhe është një koha shumë e gjatë.

Me kalimin e viteve përditësime e sigurisë së Galaxy S23 do të ofrohen fillimisht çdo muaj e më pas çdo tre muaj.

Asnjë kompani tjetër nuk ka arritur të krahasohet me Samsung kur flitet për adoptimin e versioneve dhe përditësimeve të fundit Android. Edhe Google, kompania përgjegjëse për zhvillimin e sistemit operativ do të ofrojë vetëm tre vite mbështetje për Pixel 7 dhe 7 Pro lançuar në Tetor të 2022. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit