13.2 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Sa mund ta ndryshojnë gjendjen në terren rekomandimet e Haxhiut për rastet e dhunës në familje?

- Advertisement -

Rishikim të ligjeve e hartim të udhëzimeve janë disa nga rekomandimet e takimit ndërministror të dikasterit të Drejtësisë, pas vrasjeve të fundit.

Nga ta kërkohet adresimi i politikave të ulëta ndëshkimore dhe moszbatimi i ndryshimeve në kodin penal, me theks në rastet e dhunës në familje.

Madje u propozua që Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi Penal të pësojnë ndryshime të reja, ani pse vetëm një vit më parë këto u ndryshuan.

“Ose Ministria nuk ka qenë e informuar në vitin 2023 se kemi problematikë me dhunën në familje, ose Ministria e Drejtësisë nuk din se si të veprojë me këtë çështje. Madje edhe pse prezantohet si plotësim ndryshim i kodit të procedurës penale dhe atij penal, nuk pashë ndonjë propozim konkret se çka të ndryshohet”, thotë avokati – Qëndrim Arifi.

Me këto rekomandime, marrë parasysh që e para e dikasterit të Drejtësisë është edhe koordinatore për dhunë në familje, nën udhëheqjen e së cilës është bërë një strategji kundër dhunës në familje, vlerësohet se Ministria e Drejtësisë po i ikë përgjegjësisë.

“Ne e kemi një strategji e cila është në letër shumë mirë e shkruar, mirëpo zbatimi i saj ka shumë ngecje, mu për shkak të mosmarrjes seriozisht ose marrjes së përgjegjësisë nga ana e vet ministres. Për shkak se Ministria  vetëm e ka hartuar një strategji dhe ka filluar një plan, mirëpo nuk ka zbatim të së njejtës në praktikë”, thotë Anton Nrecaj nga Instiuti Clard.

Rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë, u prezantuan në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit