Profesori universitar, Milazim Krasniqi, e merr për të mirëqenë se tashmë një shndërrim veçse ka ndodhur në Qeverinë e Kosovës pas vizitës së Shefit të CIA-s, William Burns.
Në analizimin e tij të temave që qeveria kosovare ka rrokur kohëve të fundit – duke heshtur ato mëdhatë si Ura e Ibrit – Krasniqi shkruan paksa i gëzuar që “Sa mirë, dikush ia ka kujtuar se çfarë detyrash ka kryeministri”.
Postimi i Krasniqi:
Izolimi i shtëpive, regjistrimi i bashkatdhetarëve, sigurimet shëndetësore, janë disa nga temat që Kurti ka filluar t’i përmend ditët e fundit. Sa mirë, dikush ia ka kujtuar se çfarë detyrash ka kryeministri.