28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Sa kohë ka mbetur?” Analiza e “Sky News”: Irani nuk heq dorë nga nisja e një sulmi kundër Izraelit!

- Advertisement -

Rreziku i një sulmi nga Irani ndaj Izraelit është rritur. Disa shtete kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë drejt Irani, Libanit dhe Izraelit. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar gjithashtu se kërcënimi që vjen nga Irani është real dhe nuk përjashtohet mundësia e sulmit.

Sky News, shkruan gjithashtu se SHBA ka marrë masa për mbështetje ushtarake në Lindjen e Mesme, pasi gjatë gjithë ditës janë dhënë sinjale për sulme.

Ajo që dihet është se Irani nuk do të heqë dorë lehtë pas sulmit të ndodhur në ambasadën e tij në Siri, nga forcat izraelite, kjo shton edhe më shumë rrezikun e shpërthimit të një tjetër konflikti.

“Shtetet e Bashkuara janë mjaft të qarta, diçka do të ndodhë. Ndoshta sonte, ndoshta nesër, por nuk do të jetë shumë larg koha kur të shohim një sulm të mundshëm, por edhe shkatërrues”, ka thënë profesori i sigurisë dhe i mbrojtjes, Michael Clarke.

Ai shpjegoi se SHBA ka paralajmëruar se me shumë gjasë Irani do të sulmojë drejtpërdrejt Izraelin dhe iranianët kanë raketa me aftësi shkatërruese për ta bërë këtë.

Nga ana tjetër Izraeli ka deklaruar se është në gatishmëri të plotë dhe nëse do të ndodhte do të kundërpërgjigjen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit