7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rusia zhvillon stërvitje bërthamore afër kufirit me Ukrainën

- Advertisement -

Rusia ka nisur “fazën e parë” të stërvitjeve në qarkun jugor ushtarak, për të rritur gatishmërinë e forcave taktike bërthamore pranë kufirit me Ukrainën, tha Ministria ruse e Mbrojtjes më 21 maj.

Ministria tha se “stërvitjet synojnë të mbajnë gatishmërinë e personelit dhe pajisjeve të njësive luftuese të armëve bërthamore jostrategjike për t’u përgjigjur dhe garantuar integritetin territorial dhe sovranitetit të shtetit rus”.

Më 6 maj, autoritetet kishin njoftuar për planet e mbajtjes të këtyre stërvitjeve.

Perëndimi ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për “sjellje të vazhdueshme të papërgjegjshme të Rusisë”.

Në hapësirën ku po mbahen stërvitjet gjendet në rajonet jugore ruse, që janë në kufi me Ukrainën, Krimeja që Rusia e aneksoi paligjshëm nga Ukraina më 2014 dhe katër rajonet ukrainase që Rusia thotë se i ka aneksuar më 2022, dhe të cilat i kontrollon pjesërisht.

Kur u njoftua më 6 maj për mbajtjen e këtyre stërvitjeve, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se ato do të mbaheshin në përgjigje “të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga zyrtarë të caktuar perëndimorë drejtuar Federatës Ruse”.

Në armët taktike bërthamore bëjnë pjesë bombat ajrore, kokat bërthamore për raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe municionet e artilerisë. Këto lloje armësh janë më pak të fuqishme sesa armët strategjike, që janë raketa balistike ndërkontinentale, me koka të mëdha bërthamore që mund të shkatërrojnë qytete të tëra./REL

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit