Rusia shtoi disa “figura të establishmentit”, gazetarë dhe ekspertë britanikë në listën e personave që u ndalohet hyrja në vend.
Ministria e Jashtme e Moskës thotë se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të tyre “armiqësore”.
Në një deklaratë, ministria i kërkoi gjithashtu Britanisë të heqë dorë nga mbështetja e saj për Ukrainën, e cila pretendoi se po shkaktonte më shumë viktima civile.
Emrat e të sanksionuarve nuk janë bërë të ditur, raporton Sky News.