9.4 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Rusia ende nuk ka vendosur për zgjatjen e marrëveshjes për grurin, përfundon më 18 maj

- Advertisement -

Të martën në mbrëmje nisen dy anijet e fundit me grurë nga portet ukrainase.

Ndërsa 18 maji është dita kur marrëveshja për grurin ukrainas përfundon, Rusia ende nuk ka vendosur nëse do ta zgjasë këtë marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moskës i duhet ende kohë për të marrë një vendim.

“Kur të merret vendimi i duhur, ne do t’ju informojmë. Ka shumë pyetje për të cilat ende nuk ka përgjigje sa i përket pjesës sonë të marrëveshjes. Ne duhet të marrim një vendim”, tha ai.

Ukraina nga ana tjetër po kërkon të zgjasë këtë marrëveshje e cila e lejon grurin e saj të arrijë në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar Vadym Prystaiko tha të martën se Rusia po e bllokon marrëveshjen për grurin pasi e kupton rëndësinë politike të eksportit nga Ukraina në pjesën tjetër të botës.

“Është gruri ynë. Ne donim ta shisnim atë, por ajo që ka rëndësi më shumë është se ne po ushqejmë qindra miliona njerëz anembanë globit. Rusët janë të vetëdijshëm për rëndësinë politike të marrëveshjes, andaj po e bllokojnë atë duke gjetur arsyetime . Problemi më i madh tani është që rusët po i bombardojnë vendet ku po i mbajmë të korrat e reja”, tha ambasadori ukrainas.

Rusia vazhdimisht ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja, duke pretenduar se ende ka pengesa për eksportet e saj ushqimore.

Iniciativa e Detit të Zi lehtësoi bllokadën detare të Rusisë dhe pa rihapjen e tre porteve kryesore të Ukrainës në korrikun e vitit të kaluar.

Që atëherë, më shumë se 900 anije që transportonin afro 30 milionë tonë metrikë produkte bujqësore janë nisur nga portet ukrainase.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit