23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Rukiqi: Shqetësimi kyç që dëgjuam në Washington ishte moskoordinimi i qeverisë me aleatët

- Advertisement -
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se vendimi i BQK-së për dinarin është i betonizuar qartë edhe në Kushtetutën e Kosovës.

Ai gjatë qëndrimit në Washington ka thënë se ishte një ndër temat kryesore të diskutimeve dhe sipas tij, nuk kontestohet vendimi, por shqetësuese sipas tij është mosinformimi i aleatëve dhe moskoordinimi  qeverisë me ta.

“Pavarësisht se BQK-ja është organ i pavarur, në anën tjetër, vendime të tilla kanë impakte në politikat e aleatëve në Kosovë dhe në interesat e tyre dhe në radhë të parë është mbizotërimi i paqes dhe sigurisë dhe mos nxitja e asnjë tensioni që mund të eskalojë në një diçka tjetër”.

“Është vendim që respektohet nga miqtë në kuptimin e asaj që është e domosdoshme, por ajo çka dëgjuam në Washington, si shqetësim kyç ishte moskoordinimi, mosinformimi dhe mosgjetja e një hapësire e cila e mundëson zbatimin e vendimit”, tha Rukiqi në “Edicioni Special”, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se gjatë qëndrimit në Washington është folur edhe për dialogun me Serbinë e draft-statutin e Asociacionit.

“Kryesia e LDK-së e ka një qëndrim për dialogun. Draft-statuti që ka ardhur për Asociacionin, edhe në Prishtinë edhe në Bruksel edhe në Washington kemi shprehur shqetësimet tona, të cilat janë të mirëkuptuara”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit