Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë ose President nga VV ose vendi në zgjedhje

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kanë arritur marrëveshje për Presidentin.

Pas kësaj, Berat Rukiqi nga LDK-ja, ka thënë se LVV asnjëherë nuk ka pasur qëllim një marrëveshje për Presidentin.

Sipas tij, qëllimi ka qenë i qartë, presidenti nga LVV ose zgjedhje.

“Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi arritja e konsensusit apo një marrëveshje për presidentin.  Qëllimi ka qenë i qartë: ose president nga VV, ose vendi shkon në zgjedhje”, ka shkruar Rukiqi.

Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, që nëse dështon vendi automatikisht shkon në zgjedhje. /Gazeta Express

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit