Rukiqi: Mbetja e Abdixhikut në krye të LDK-së, vendim i duhur

- Advertisement -

Lumir Abdixhiku, i ka mbijetuar votëbesimit të delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Ai u konfirmua në krye të kësaj partie pas procesit të votimit.

Berat Rukiqi, u deklarua pas Kuvendit dhe e cilësoi vendim të duhur.

“Sidomos në këtë fazë s’ka pasur fare nevojë për kuvend. Rezultati iu ka dhënë të gjithëve mësim sepse nuk nisen proceset të cilat e dëmtojnë partinë. Besoj se të gjithë do të kenë vullnetin dhe do ta gjejnë rrugën për t’i dhënë Lidhjes Demokratike qartësi dhe drejtim të duhur”, tha Rukiqi.

Të ngjashme

Të fundit