Rudina Dembacaj do të rikthehet si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv. Burime për “Vip Magazine” bëjnë të ditur se aktorja do të jetë pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”.
Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci.
Ky është edicioni i tretë që programi “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel, pas dy sezoneve të suksesshme.
I gjithë paneli do të jetë i ri, me emra që nuk kanë qenë pjesë e këtij programi në sezonet e shkuara.