16.4 C
New York
Sunday, October 4, 2026

Buy now

Martohen Kushtrimi dhe Aurora – dasma nis me tradita shqiptare

- Advertisement -

Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta i kanë dhënë fund beqarisë

Ata po martohen sot (e diel), ndërsa ceremonia ka nisur me tradita shqiptare.

Dasma ka nisur me marrjen e nuses, një nga momentet më të veçanta të ceremonive tradicionale shqiptare.

Familjarë dhe të afërm të Kushtrimit janë nisur drejt Nekocit, në fshatin e Aurorës, për ta marrë nusen.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Kushtrimi shfaqet i veshur elegant me një kostum në ngjyrë të kaltër, e Aurora shkëlqen me fustanin e bardhë të nusërisë.

Atmosferës festive i janë bashkuar edhe defatoret, të cilat me këngë e muzikë tradicionale kanë shoqëruar momentet e marrjes së nuses dhe kanë krijuar një atmosferë të veçantë.

Kushtrimi dhe Aurora kanë zgjedhur ta nisin kapitullin e ri të jetës së tyre duke ruajtur elementet tradicionale të dasmës shqiptare, të rrethuar nga familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Pamjet e para nga dasma kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale, ku çifti është uruar për martesën dhe për një jetë të lumtur së bashku

Të ngjashme

Të fundit