21.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Rudiger “profet”, mbrojtësi i Real Madrid i tregon Lunin krahun ku do godiste penalltinë Kovacic (Video)

- Advertisement -

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger u bë heroi i fitores së Real Madrid ndaj Manchester City mbrëmjen e së mërkurës, jo vetëm me penalltinë e fundit që shënoi, por edhe me parashikimin e krahut se ku do godiste Kovacic.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet Rudiger duke ndihmuar portierin Andrej Lunin për të pritur penalltinë e Mateo Kovacic.

Kur kroati po përgatitej të godiste 11 metërshin e tij, kamerat kapin Rudiger që bën me shenjë krahun se ku do e godiste, duke i dhënë një dorë të mirë ukrainasit të ndalonte goditjen.

Pasi Lunin priti penalltinë, Rudiger u lumturua shumë, por shihet se edhe Modric e kuptoi atë çka gjermani bëri, duke e lavdëruar më pas./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit