22.5 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

Rubin pas dëshmisë: Shpresoj ta takoj Thaçin së shpejti pasi të lirohet, në gjykatë ishte plot dinjitet

Ish-Ndihmër Sekretari Amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili së fundi dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, në një intervistë në Klan Kosova, ka ndarë detaje mbi dëshminë e tij, teksa tha se shpreson që Thaçi të lirohet ssa më shpejt dhe “t’i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit”.

Rubin tregoi se prej pesë vitesh nuk e kishte parë Thaçin dhe se në sallën e gjyqit nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, madje as një shikim. Ai tha se i ishte kërkuar të mos kishte asnjë kontakt jashtë procesit të dëshmisë.

“Nuk e kam ish-presidentin Thaçi që prej 5 viteve. E kam parë në gjykatore dhe ishte plot dinjitet dhe s’kemi shkëmbyer asnjë fjalë dhe as nuk e kemi shikuar njëri-tjetrin, por e kisha në mendje gjatë gjithë kohës së dhënies së dëshmisë sime”.

Avokatët e tij, gjyqtarët ma kanë bërë shumë të qartë që nuk donin që unë të flisja me askënd për sa i përket dëshmisë gjatë kohës sa isha aty. Kjo është diçka e zakonshme”, tha Rubin në “Jehona politike” në Klan Kosova.

Duke folur për akuzat që rëndojnë mbi Thaçin, Rubin i cilësoi ato si të padrejta, të pabazuar duke ritheksuar se “nuk kishte zinxhir vertikal komandues në kuadër të UÇK-së që do t’ia mundësonte atij [Thaçit] të jepte urdhra apo të merrte vendime.”

“Akuzat kundër tij janë të rreme për dy arsye kryesore. E para nuk kishte zinxhir vertikal komandues në kuadër të UÇK-së që do t’ia mundësonte atij të jepte urdhra apo të merrte vendime. Edhe në atë masë që kishte zinxhir vertikal komandues udhëhiqej nga një njeri që quhej Gjeneral Çeku.” – tha ai.

“Nuk mendoj që ideja që kishte urdhra nga majat për çfarëdo gjëje është reale. Nëse besoni në këtë, është e gabuar. Nuk ishte Thaçi, por ishte Gjeneral Ceku apo komandantët e tjerë.” – shtoi ai.

Rubin tha se shpreson që së shpejti Thaçi të lirohet nga burgu, në mënyrë që të kenë mundësinë të takohen sërish.

“Vërtetë shpresoj ta shoh së shpejti pasi të lirohet nga burgu, shpresoj që të jemi në gjendje t’ia shtrëngojmë njëri-tjetrit dhe do të më vije shumë mirë që më është dhënë mundësia të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës.” – tha Rubin

Të ngjashme

Të fundit