Ruben Dias, objektivi kryesor i Real Madridit për mbrojtjen

- Advertisement -

Real Madridi ka nisur lëvizjet për përforcimin e repartit defensiv dhe emri kryesor në listën e Los Blancos është ai i mbrojtësit portugez, Ruben Dias.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit madrilenë e shohin yllin e Manchester Cityt si profilin ideal për të udhëhequr mbrojtjen në sezonet e ardhshme.

Përvoja, lidershipi dhe siguria që Dias ofron në prapavijë kanë bindur klubin spanjoll ta vendosë atë si prioritet absolut. Alternativa e dytë për Realin mbetet kroati Josko Gvardiol, i cili gjithashtu pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit për shkak të moshës dhe potencialit të madh.

Ndërkohë, Alessandro Bastoni nuk figuron në planet e Real Madridit, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhnin italianin me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Të ngjashme

Të fundit