2 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Ruben Amorim as nuk flet më me Marcus Rashfordin

- Advertisement -

Trajneri i Manchester Unitedit Ruben Amorim thuhet se i ka ndërprerë të gjitha kontaktet me sulmuesin Marcus Rashford, pasi e kritikoi publikisht anglezin.

Edhe pse Amorim gjithnjë e ka sfiduar Rashfordin t’i rrit standardet në fushë, së fundmi e poshtëroi rëndë duke deklaruar se më përpara e fut në lojë 63-vjeçarin Jorge Vital (trajnerin e portierëve) se 27-vjeçarin, shkaku se ky i fundit nuk e jep më të mirën.

“The Guardian” raporton se më nuk ka as edhe një linjë komunikimi mes Rashford dhe Amorim, me teknikun portugez që flet para lojtarit vetëm në rastet kur diskuton me tërë skuadrën në përgjithësi.

Pasi deklaroi publikisht se dëshiron një sfidë të re, Rashford është i lirë për t’u larguar këtë muaj, mirëpo nuk ka pasur shumë opsione, me Barcelonën që nuk mund ta regjistrojë ndërsa Milani dështoi ta shiste Noah Okaforin te Leipzigu.

Legjenda e Unitedit Rio Ferdinand e ka paralajmëruar së fundmi Rashfordin se nuk ka më “rrugë kthimi”, derisa Paul Scholes edhe ka sugjeruar që anësori të përjashtohet edhe nga dhoma e zhveshjes.

“Marcus ka zhgënjyer shumë njerëz. Mendoni për lojtarët e rinj, Garnacho për shembull që e sheh Marcus, i cili në moshën 27-vjeçare, nuk stërvitet siç duhet”.

“Më kujtohet kur i thashë një herë Alex Fergusonit se nuk dua të luaj ndaj Arsenalit. Ai më tha “Gjëja më e keqe është të zhgënjesh bashkëlojtarët” dhe kjo më ka mbetur në kokë. Të njëjtën gjë po e bën Marcus Rashfordi”.

“Në rregull ai nuk po refuzon të luajë, mirëpo në mënyrën si sillet dhe stërvitet, ai po thotë se “nuk dua të përfshihem”.

“Ai duhet të përjashtohet nga dhoma e zhveshjes vërtetë”, deklaroi ai për “Overloap”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit