Rrustemi i VV-së: Këto zgjedhje përsëri nuk do të japin zgjidhje për krizat aktuale

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se procesi i zgjedhjeve të reja në Kosovë është i panevojshëm dhe me pasoja të konsiderueshme financiare dhe institucionale.

Sipas tij, përveç mobilizimit të partive politike për fushatën zgjedhore, vendi po përballet me një cikël të kushtueshëm politik që nuk sjell zgjidhje afatgjata.

“Natyrisht edhe Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë organizimin dhe mobilizimin për të folur drejtpërdrejt me qytetarët dhe për të dalë sa më mirë, por duhet ta përsërisim që këto zgjedhje kanë qenë shumë të panevojshme, sepse janë kosto të panevojshme financiare dhe humbje dhjetëra miliona euro nga raportet ndërkombëtare si pasojë e mungesës së institucioneve,” u shpreh ai në Politiko të Kanal 10.

Rrustemi shtoi se, sipas tij, ky proces nuk do të prodhojë zgjidhje për sfidat aktuale politike në vend.

Të ngjashme

Të fundit