28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Rrustemi e tepron, thotë se VV-ja do t’i fitojë prapë mbi 50 për qind

- Advertisement -

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka folur rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme, një ide që po diskutohet si pasojë e një darke në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Në RTV Dukagjin, Rrustemi tha se VV-ja nuk rrezikon asgjë.

Tutje, sipas tij, VV-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Nuk rrezikojmë asgjë… Ne jemi në fund të mandatit, jemi përballur dinjitetshëm me secilin sfidat që që i është paraqitur Kosovës. Ne kemi më përkushtim për të konsoliduar shtetin e Kosovës në secilin pjesë, për ta shtrirë ligjin dhe kushtetutën. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, dhe jemi të bindur se rezultati do të jetë i lartë për VV-në. Do të jetë më i lartë se i zgjedhjeve të 14 shkurtit të viti 2021”, ka thënë Rrustemi.

“Këtë e bazoj në disa faktorë; e para në matjet e vazhduara, e dyta në punën që është bërë nga Qeveria dhe e treta nga natyra e aktive që e karakterizon VV-në, si subjekt politik dhe organizatë dhe nga fakti që mërgata që do të ketë mundësinë e votimi nëpër ambasada dhe konsullata, si asnjëherë më parë dhe këtë do të ndikojnë në këtë rezultat më të lartë”, ka thënë Rrustemi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit