10.6 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Rrjeti europian i transmisionit të energjisë elektrike: Importi i shtuar nga Kosova rrezikon furnizimin në Europë

- Advertisement -

Shtetet europiane po përballen me rritje të çmimit të gazit dhe energjisë, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës në këtë periudhë të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia. Kjo ka efekt në krizën energjetike kosovare që po përballet me rënie të prodhimit që ka detyruar atë të importoj më shumë sesa është planifikuar dhe paraqet rrezik për rrjetin europian ka shkruar agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të Reuters rrjeti europian për energji elektrike ENTSO-E’s Regional Group Continental Europe (RGCE) i ka kërkuar KOSTT që të kujdeset e të ruaj bilancin kombëtar të cilin e ka obligim kontraktual

Kosova prodhon shumicën e energjisë nga dy termocentralet me thëngjill dhe zakonisht importon 10-15 % të energjisë, por kjo shifër ka shkuar tani deri në 40 %.
“Si pasojë, Kosova po importon energjinë që nuk ishte paraparë në orar të tregut” i ka thënë agjencisë Reuters ENTSO-E (European Network of Transmission System Operators for Electricity) në kërkesën e tyre për informacion, duke shtuar se kërkesa e lartë e Kosovës do të mund të kërcënonte furnizimin anekënd Europës.

“ENTSO-E i ka bërë thirrje KOSTT të mbajnë sistemin e tyre kombëtar të energjisë elektrike të baraspeshuar, që është edhe obligim esencial kontraktual drejt operatorëve të tjerë transmetues në Europën Kontinentale” janë përgjigjur me email Reuters’it nga ENTSO-E.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit