11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Rritja e tatimit në pronë nga Qeveria Kurti: Më 2022 një qytetar pagoi 119 euro, vitin e ardhshëm do të paguajë mbi 523 euro

- Advertisement -

Që nga dje ka qarkulluar lajmi se është ngritur tatimi në pronë për gati 100 për qind në Prishtinë. Një gjë e tillë u komentua edhe nga komuna e Prishtinës, të cilën thonë se ka ndodhur si shkak i vlerësimit të Ministrisë së Financave.

E një qytetar, sipas një dokumenti që ka publikuar Epoka e Re, përderisa në vitin 2022 ka pasur të paguajë 119 euro për tatim në pronë, vitin e ardhshëm do të paguajë 523 euro.

Bajrami për ngritjen e tatimit në pronë: Ministria e Financave ta pezullojë vendimin në këtë inflacion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami , ka kërkuar nga Ministria e Financave që të gjejë zgjidhje sa i përket ndryshimit të vlerës së tatimit në pronë.

Ajo këtë thirrje e ka bërë duke thënë se nuk janë komunat ato që i kanë bërë rritjet e fundit.

“Nuk e kanë rrite komunat tatimin në prone. Në kohën e krizës ekonomike e sociale nëpër të cilën po kalon vendi, qytetarëve u janë rritë vetëm çmimet, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje e të të hyrave – janë rritë vetëm çmimet”, ka shkruar ajo

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit