Mes fundit të ditës së katërt, dhe fillimit të ditës së pestë të grevës në Minierën e Stantërgut, 21 minatorë grevistë morën ndihmë mjekësore.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ata po kthehen sërish për të qëndruar në nëntokë në shenjë greve.
Kërkesa për shkarkim të kryeshefit të kësaj miniere, rezulton ende si e papërmbushur.
E arsye e kësaj, sipas ud të drejtorit të Minierës së Stantërgut, Bahri Karaça, është që bordi ka vendosur se duhet më shumë kohë për një vendim të tillë.
Një situatë bojkoti u paraqit këto ditë edhe tek Miniera e Artanës.
Këta sipas drejtorit të kësaj miniere, si shenjë solidarizimi me minatorët e Trepçës.
Për një ditë mospunë në Minierën e Trepçës, humbjet llogariten të kapin vlerën e 40-50 mijë euro.