17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

RrGK kërkon dënim maksimal për vrasjen e gruas nga bashkëshorti në Llaushë

- Advertisement -

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pas raportimit lidhur me vrasjen e gruas me inicialet L.Q., 48 vjeçare nga bashkëshorti i saj S.Q,.51 vjeçar, në Llaushë të Skenderajt.

Në reagimin e tyre është thënë se duke parë se rastet e vrasjes së grave nga burrat e tyre janë në rritje, RrGK kërkon nga institucionet që rastet e tilla të trajtohen me seriozitet të shtuar nga të gjitha organet e drejtësisë si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat.

“Ky rast vetëm se na shpërfaq e na rikujton edhe njëherë mangësitë institucionale në trajtimin e duhur të vrasjeve të grave dhe femicidit. Edhe një grua vdiq në vendin në të cilin çdo vrasje e grave shoqërohet me heshtje institucionale, me zvarritje të dënimeve dhe me dënime të ulëta.Prandaj, RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu është theksuar se vrasjet e një pas njëshme tregojnë se veprimet dhe vendimet e organeve të drejtësisë nuk janë duke ndikuar në parandalimin e vrasjeve të grave dhe këto veprime e vendime vetëm sa po i motivojnë edhe më shumë dhunuesit, kurse po demotivojnë gratë dhe vajzat për të kërkuar drejtësi e për të raportuar rastet e dhunës.

RrGK përsërit thirrjen ndaj institucioneve përgjegjëse të drejtësisë si Gjykatat, Prokuroria, dhe Policia e Kosovës, që t’i trajtojnë me priroritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke pasur gjithnjë në qendër qasjen e bazuar në viktimën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit