14.1 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Rreziku nga infeksionet pas tatuazheve

- Advertisement -

Dyqanet që ofrojnë tatuazhe dhe pirsing (vathë në hundë, vesh … etj) paraqesin rrezik për infeksione dhe ligjet lidhur me atë se kush punon në to duhet të shtrëngohen, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Aktualisht, çdokush në Mbretërinë e Bashkuar mund të hapë një sallon dhe të ofrojë procedura pa trajnim të duhur, thuhet në një raport nga Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik.

Në raport thuhet se duhet të punohet më shumë për mbrojtjen e publikut.

NHS në Britani tha se është vonuar shumë vendosja e standardeve më të larta.

Infeksionet mund të vijnë nga mikroorganizmat që jetojnë në lëkurë ose nga ato që futen në trup nëpërmjet mjeteve të pista, thotë raporti.

Këto mund të përfshijnë hepatitin, tuberkulozën, sifilizin dhe HIV.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit