Rrezik nga stuhitë, raportohet se ndeshjes Meksikë – Angli do t’i ndryshohet orari

- Advertisement -

portohet se do të luhet disa orë më herët, në mesditë sipas kohës lokale në Meksikë, raportuan të premten mediat lokale të shtetit organizator.

Televizioni BBC raporton se ndeshja pritet të zhvillohet të dielën nga ora 20:00 sipas kohës lokale në Kosovë (19:00 në Britani).

Ndeshja e 1/16-ës së finales do të luhet në stadiumin “Estadio Azteca”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Meksika, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, është njëra nga organizatoret e Kupës së Botës këtë vit.

Loja mes Meksikës e Anglisë fillimisht ishte planifikuar të fillonte në orën 18:00 sipas kohës lokale, por ndeshjes i është ndërruar orari për shkak të rrezikut nga stuhitë, raportuan mediat meksikane, duke cituar burime me njohuri rreth çështjes.

Meksika e ka eliminuar Ekuadorin në rundin paraprak me rezultat 2 me 0, ndërsa Anglia e ka mposhtur Republikën Demokratike të Kongos me rezultat 2 me 1.

Të ngjashme

Të fundit